Analisti i mirënjohur parashikon se Galaxy S20 do të shitet më pak se S10

Mos i humb

Analisti i njohur i TF International Securities, Ming-Chi Kuo, beson se Galaxy S20 do të shitet më pak sesa Galaxy S10.

Analisti thotë se përmirësimet e kamerave të prezantuara nga seritë Galaxy S20 nuk janë të mjaftueshme për të tërhequr klientët ekzistues për të ndërruar pajisjet e tyre.

Galaxy S20 sjell përmirësime masive në performancën e kamerës mbi paraardhësit e tij.

Përveç sensorëve më të mëdhenj dhe më të mirë, pajisja është gjithashtu e aftë të incizoj video 8K dhe ofron zmadhim deri në 100X Zoom Space.

Përveç kamerave të përmirësuara, formacioni Galaxy S20 përmban ekrane më të mëdha, bateri dhe lidhje 5G kur krahasohet me Galaxy S10.

Analisti pret që Samsung të shesë rreth 32 milionë njësi të Galaxy S20 në vitin 2020.

Nëse me të vërtetë ndodh, do të ishte një rënie e dukshme e shitjeve për kompaninë e cila vlerësohet të ketë dërguar rreth 36-38 milionë njësi Galaxy S10 në 2019.

Kuo është një analist me shumë reputacion në botën e smartphone-ve sidomos kur bëhet fjalë për analistët që ai bën për produktet Samsung dhe Apple.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit