Ballina Bota Analiza zbulon se BE “është e parëndësishme” për shumicën e qytetarëve

Analiza zbulon se BE “është e parëndësishme” për shumicën e qytetarëve

30
0
SHPËRNDAJE

Një analizë e ekspertëve të Think-tankut “Miqtë e Evropës” me bazë në Bruksel ka zbuluar se shumica e qytetarëve europianë besojnë se blloku 28-anëtarësh i Bashkimit Europian pa reforma për ta “do të mbetet i parëndësishëm”.

Sipas analizës, e cila u realizua si pjesë e projektit #EuropeMatters, 64 për qind e europianëve nuk janë të bindur se jeta e tyre do të ishte më e keqe pa BE-në ndërsa 49 për qind e qytetarëve mendojnë se BE është e parëndësishme.

“Më shumë se një e treta e evropianëve duan më shumë transparencë kur bëhet fjalë për mënyrën se si BE po shpenzon para”, thuhet në analizë.

Duke theksuar se evropianët “duan të kenë një thënie më të madhe”, analiza zbulon se europianët janë të ndarë në rolin parësor të bllokut, pasi “mbi 40 për qind e qytetarëve në Vishegrad dhe vende të tjera të Europës Jugore mendojnë se fokusi kryesor i BE-së duhet të jetë përmirësimi i rritjes ekonomike”.

“32 për qind e nordikëve, 36 për qind e francezëve dhe 37 për qind e gjermanëve duan që BE-ja të promovojë vlerat dhe demokracinë në të gjithë Europën”, thuhet në analizë./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here