Anët pozitive dhe negative të kafes turke në shëndet!

Mos i humb

Të gjithë kemi konsumuar të paktën një herë në jetën tonë një filxhan të ngrohtë me kafe turke, e madhe ka disa prej nesh, të cilët nuk e nisin dot ditën mbarë pa e rrufitur një filxhan nga kjo kafe.

Më poshtë po ju tregojmë se cilat janë anët pozitive dhe anët negative të konsumit të kafes turke, për shëndetin.

Anët pozitive:

Antioksiduesit: Kafeja është e mbushur me antioksidues, të cilët ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces ky që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje.

Sëmundja e Parkinsonit: Konsumimi i rregullt i kafes zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit.

Diabeti: Konsumimi i kafesë është potencialisht proaktivë kundër zhvillimit të diabetit tip 2 tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare.

Gurët në veshka: Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka.

Përmirësim të performancës mendore: Kafeina të cilën e përmban kafeja është stimulues i njohur i trurit ku rrit vigjilencën, shton vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafeje në ditë, gjithashtu mund të rritë edhe nivelin e procesimit të informatave.

Anët negative:

Sëmundjet e zemrës: Konsumimi i tepruar i kafesë mund të rritë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kolesteroli: Konsumi i tepërt i kafesë ngrit nivelet e kolesterolit.

Presioni i gjakut: Edhe pse konsumimi i kafesë nuk është faktor i rëndësishëm i hipertensionit, ajo sërish prodhon efekte jo të favorshme në shtypjen e gjakut dhe njerëzit e prirur ndaj hipertensionit, mund të jenë më të cenuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit