“Anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë e Maqedonisë”

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot e priti në takim senatorin amerikan, Ronald Harold Johnson.

Në kumtesën nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit thuhet se senatori amerikan ka theksuar se ka ardhur në Republikën e Maqedonisë për ta transferuar dhe konfirmuar mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia japin vendit për tejkalimin e pengesës së fundit kah anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO, duke nënvizuar se anëtarësimi në NATO e garanton sigurinë e Maqedonisë ndërsa me këtë nxitet rritja e ekonomisë, që në fakt është edhe qëllimi primar.

Ai gjithashtu është falënderuar për kontributin e deritanishëm të Maqedonisë në misionet e NATO-s dhe për përcaktimin për shpenzim të 2 për qind nga Prodhimi i Brendshëm Bruto për mbrojtje.

Kryeparlamentari Xhaferi tha se vizita e Johnson-it është vazhdimësi e mbështetjes 30 vjeçare që SHBA-të ia japin Maqedonisë. Ai po ashtu shprehu falënderim edhe për angazhimin pozitiv të Ambasadës së SHBA-ve në vend dhe personelit të ambasadës në të kaluarën dhe tani.

Xhaferi foli edhe për aktivitetet që Kuvendi i Maqedonisë i ka në kontekst të fushatës për referendumin dhe mënyrën e realizimit të saj. Ai e informoi senatorin amerikan se Kuvendi ka legjitimitet të plotë, që si trup reprezentativ i qytetarëve, duke i marrë parasysh interesat e shtetit, ta udhëheqë dhe ta rrumbullakojë procesin e referendumit, deri në anëtarësimin në NATO.

Ai më tutje tha se Maqedonia është plotësisht e vetëdijshme se cilët janë partnerët strategjik dhe qëllimet strategjike të vendit, për arsye se mbështetja e qytetarëve për anëtarësim në NATO dhe BE kurrë nuk ka qenë nën 70 për qind ndërsa më së shpeshti edhe shumë më tepër./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit