Anëtarët e PE-së thirrje britanikëve të heqin dorë nga Brexiti

Mos i humb

Anëtarët e Parlamentit Europian i bënë thirrje popullit britanik të heqë dorë nga Brexiti.

Një ditë para votimit të marrëveshjes Brexit në parlamentin britanik, 129 anëtarë të PE-së kanë publikuar një letër të hapur drejtuar popullit britanik.

“Si miq të vendit tuaj, po ndjekim me shqetësim zhvillimet në lidhje me fatkeqësinë Brexit e cila do të dëmtojë edhe Britaninë, edhe Europën”, thuhet në letër, ku theksohet se votuesit britanik kanë nisur të rishikojnë vendimin për Brexitin dhe se është rritur mbështetja për rishkuarje në referendum.

Anëtarët e PE-së kanë theksuar se qytetarët britanikë janë pikëlluar nga vendimi për të dalë nga BE-ja, por se vendimi në fjalë duhet respektuar, ndërkohë që kanë paralajmëruar se ndarja pa marrëveshje do të shkaktojë një katastrofë për të gjitha palët.

E mbështesim anulimin e Brexitit

“Nëse Britania vendos të anulojë letrën e Nenit 50 drejtuar Presidentit të Këshillit Europian, ne si anëtarë të PE-së e mbështesim”, theksohet gjithashtu në letër, e cila i bën thirrje qytetarëve britanikë të rishikojnë vendimin e Brexitit.

“Brexit na dobëson të gjithë ne. Ne duam që ju të qëndroni në BE. Së bashku ne jemi më të fortë dhe mund të ndërtojmë një Europë më të fortë”, theksohet ndër të tjera në letër.

Ndryshe, ditën e nesërme në parlamentin britanik do të mbahet votimi për marrëveshjen Brexit që qeveria britanike e ka arritur me BE-në, marrëveshje kjo e cila ishte planifikuar të votohej muajin e kaluar, por u shty pasi kryeministrja Theresa May vërejti se nuk do të mund të arrinte shumicën e mjeftueshme. May, e cila këtë javë në parlament ka humbur dy votime kritike në lidhje me Brexitit, vlerësohet se nuk do të arrijë të miratojë as marrëveshjen në parlament.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit