Anëtari i FETO-s: Policët merrnin pushim pa pagesë dhe udhëtonin në SHBA

Mos i humb

Ish polici turk E.U. kundër të cilit është ngritur padi për lidhje me organizatën terroriste FETO, ka pranuar se ish pjesëtarët e policisë në Turqi kanë marrë pushim pa pagesë dhe kanë shkuar në SHBA për të “bërë roje” në pronën e kreut të FETO-s Fetullah Gylen në Pensilvani.

E.U., për të cilin është konstatuar se ka përdorur sistemin e koduar të komunikimit ByLock në mes anëtarëve të FETO-së, është akuzuar për veprën penale të “anëtarësimit në organizatë terroriste”, dhe po përballet me një dënim me burg prej 7.5 deri në 15 vjet. E.U. zbuloi një sërë informacionesh rreth organizatës terroriste, e cila qëndron pas grusht shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi.

Në deklaratën e cila është përfshirë në aktakuzë të pranuar nga Gjykata në Kars, E.U. flet për periudhën 2010 kur ai aplikoi për provim në shërbimin e sigurisë në misionet diplomatike turke jashtë vendit.

“Gjatë kësaj periudhe ishte një person me emrin e koduar ‘Alper’. Ky person nuk donte që unë të hyjë në këtë provim, apo të pranojmë shërbime në misionet e jashtme. Na u tha ‘nëse doni të mbroni ndonjërin të afërt me organizatën shkoni, ose qëndroni aty ku jeni”, ka thënë E.U.

Ai shtoi se pavarësisht këtyre paralajmërimeve kishte vendosur që të hyjë në provim, pas së cilës kishin pasuar kritikat e anëtarëve të organizatës.

“Kur e kalova provimin Alper më kritikoi. Unë zgjodha misionet e jashtme në Kuvajt, Shqipëri dhe Kosovë. Në atë kohë gruaja ime ishte e sëmurë, poshtu unë dorëzova edhe dokumentacionin e saj. Edhe pse nuk ishte në mesin e opsioneve që kisha zgjedhur, u vendos që të shkojë në Konsullatën e Përgjithshme Turke në Boston”, zbulon B.E.

Ai më tej tregon se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është njohur me anëtarët e organizatës dhe kishte shkuar në mbledhjet fetare të organizuara atje.

“Në fund të këtyre ligjëratave m’u afrua Nuh G., i cili më pyeti në lidhje me ‘nëse në konsullatë ka ndonjë ngjarje të rëndësishme ose çfarë personi është konsulli’, është përpjekur të marrë nga unë informata të ndryshme. Nuh G. nga unë ka kërkuar që të shkarkojë aplikacionin By Lock. Më tha se të gjitha komunikimet brenda organizatës do të zhvillohen përmes këtij aplikacioni. Pasi e shkarkova aplikacionin, e shtuam njëri-tjetrin në adresar”, tha E.U.

Ai, ndër të tjera tha se gjatë qëndrimit të tij në SHBA kishte vizituar pronën e Gylenit në Pensilvani dhe se asokohe kishte hasur në gjëra që ishin të pashpjegueshme.

“Kur kam vizituar pronën e Gylenit herën e fundit, e cila ngjason si një fermë, në maj 2015, kam vënë re se te hyrja kryesore e ndërtesës ishte vendosur kalimi i sigurisë. Suray D. një nga udhëheqësit e lartë të organizatës më tha: ‘Këtu ndodhen dy burra, policë nga Turqia të cilët janë anëtarë të organizatës. Ata kanë marrë pushim pa pagesë dhe kanë ardhur këtu për të bërë roje’. Gjatë kësaj vizite këtu unë kam vënë re emra të rëndësishëm të organizatës nga Turqia”, ka thënë E.U./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit