“Anija e kapitenit po zhytet”, Basha i prerë: S’ka zgjedhje pa PD

Mos i humb

Kreu i selisë blu, Lulzim Basha nga qyteti i Kamzës përsëriti edhe njëherë faktin se zgjedhje pa Partinë Demokratike nuk do të ketë, ndërsa shtoi se këtë tashmë e dinë edhe ndërkombëtarët.

Ai foli me tone të ashpra duke sulmuar kryeministrin Edi Rama, i cili sipas Bashës, tentoi të mbillte përçarje tek qytetarët e Kamzës, por nuk ia doli, sepse qytetarët qëndruan të bashkuar dhe të vendosur.

Gjithashtu lideri demokrat kishte një thirrje të fortë edhe për ministrat dhe nëpunësit e qeverisë Rama, ku iu kërkoi të mos firmosin tendera abuzive, sepse këto të fundit do të hetohen të gjitha me ardhjen e PD në pushtet. Mes tjerash, kryedemokrati Lulzim Basha tha se në 12 javët e fundit është ngritur shpresa dhe vetëdijesimi i qytetarëve shqiptarë në çdo cep të vendit.

“Keni ndaluar për herë të parë, përparimin e të keqes në çdo vatër shqiptare dhe unë jam këtu për të përgëzuar rolin tuaj. Në emrin tuaj, edhe socialistëve të Kamzës, që u janë bashkuar ju në protestën për liri dhe demokraci. Sekreti i kësaj shprese, është ngritur në të gjithë Shqipërinë. E patë në Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Mallakastër dhe e kam parë kudo që shkoj. Ju jeni zemra e kryengritjes demokratike, e cila do ta përcjellë të keqen nga historia e shqiptarëve.

Krimi është bërë i gjithëpushtetshëm dhe korrupsioni ka marrë përmasa të paimagjinueshme në këto 30 vite. Shakatari i kësaj gjendjeje ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama.

Kamzën e goditi financiarisht duke hequr plot 90 për qind të ndihmës sociale, e goditi duke ngritur procese ndaj lidershipit demokrat për të zbutur qëndresën dhe vendosmërinë tuaj, por nuk ia doli, sepse ju qëndruat. Demokratë e socialistë kanë sot të njëjtat halle, ndajnë të njejtin mjerim. Kjo, sepse Edi Rama me krimin e organizuar e ka kthyer Shqipërinë në çifligun e tij. Ai flet për Europën, por nuk e do Europën. Kjo ka qenë stili dhe qeverisja e Edi Ramës. Ka 12 javë, që shqiptarët e kuptuan dhe u vetëdijesuan, se zotër në shtëpinë e tyre nuk mund të jetë Edi Rana, as kriminelët dhe as oligarkët. Të gjithë duan siguri për vendin e punës. Të gjithë duan një të ardhme pavarësisht partive. Të gjithë duan drejtësi. Sekreti i vetëdijesimit të shqiptarëve përmblidhet në tre fjalë: pjesëmarrje, përballje dhe qëndresë. Ky është sekreti i demokratëve të Kamzës. Ai nuk iu theu në këto 6 vite.

Ky mësim është një realitet kombëtar dhe këto elementë janë çelësi i besimit që do të hapë të nesërmen e re. Gjysma e punës është kryer, dhe Shqipëria do të këtë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira e të ndershme. Por duhet të kryhet edhe gjysma tjetër. Sepse bisha e vërtetë po bën gjithçka për të ruajtur aferat kriminale dhe të paligjshme. Do t’i japë një mesazh të drejtpërdrejtë, cdo ministri në qeveri: Anija e kapitenit po zhytet. Çdo firmë që hidhni, do t’iu çojë para ndjekjes penale dhe gjithçka që grabisin do të jetë provë. Asnjë akt, që kur opozita dogji mandatet nuk do të njihet. Nëpunësve civilë iu bëj thirrje të hapin sytë dhe të mos firmosin, sepse ky është antiligji, është antishteti dhe ka marrë fund. E gjithë Europa e ka kuptuar. Zgjedhje pa Partinë Demokratike, s’janë demokratike dhe nuk do të pranohen”-tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit