Anija kozmike e NASA-s e gatshme për në Mars

Mos i humb

Anija kozmike e Administratës Kombëtare për Aeronautikë dhe Hapësirë në SHBA (NASA) është e gatshme për lançim në Mars.

Lander Mars InSight do të lançohet të shtunën nga baza ajrore ushtarake Vandenberg në Kaliforni. Ky do të jetë misioni i parë ndërplanetar që ndonjëherë është lançuar nga brigjet perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Planifikohet të zgjasë gjashtë muaj nga momenti kur Lander të zbresë në Mars dhe të fillojë gërmim unik gjeologjik.

Instrumentet e Lander do të mund të gërmojë në Mars më thellë se ndonjëherë më parë, thuajse pesë metra, të masë temperaturën e planetit. Po ashtu, do të tentojë të raportojë matjen e dridhjeve në Mars, duke përdorur sizmometër të vendosur drejtpërdrejt në sipërfaqen e planetit.

Raketat Atlas V, përveç lander, gjithashtu do të mbajnë dy mini-satelitët që duhet të kërkojnë automjete hapësinore në rrugën e tyre drejt Marsit. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit