Anija me emigrantët e shpëtuar në Mesdhe niset drejt Spanjës

Mos i humb

Pasi iu refuzua hyrja në Itali dhe Maltë, 629 emigrantët e shpëtuar në Mesdhe gjatë fundjavës nisen në udhëtimin e gjatë prej 1.300 kilometrash drejt Spanjës, bëri të ditur SOS Mediterranee të martën në mëngjes.

Anija Aquarius të shtunën shpëtoi rreth 230 emigrantë, kurse 400 prej tyre me anijen italiane u bartën në një zonë të afërt. Fillimisht ata pritej të ndalonin në Itali, por Qeveria e re Italiane refuzoi kërkesën e tyre.

Pas vendimit të Italisë, gjithashtu edhe Malta tha se nuk do të pranonte anijen, kështu që anija mbeti në det.

Të hënën kryeministri i ri spanjoll, Pedro Sanchez, mori përsipër të gjejë një strehim për emigrantët duke shkruar në llogarinë e tij në Twitter: “Ky është obligimi ynë, ne i përmbahemi obligimeve ndërkombëtare lidhur me aksionet urgjente humanitare”.

Pas ofertës së Spanjës, ministri i brendshëm italian Matteo Salvini publikoi një mesazh të shkurtër në Twitter: “Fitore, anija Aquarius me 629 emigrantët është nisur drejt Spanjës, u arrit qëllimi primar”.

Mirëpo, organizatorët kanë shtruar pyetjen se si do të bëjnë emigrantët një rrugëtim kaq të gjatë që kërkon edhe katër ditë të tjera në det me kushte të këqija të motit, por të martën në mëngjes organizatorët e SOS Mediterranee konfirmuan se njerëzit e shpëtuar do të barten në anije italiane dhe do të dërgohen në Spanjë.

Autoritetet e ishullit francez të Korsikës poashtu ofruan të pranojnë anijen me emigrantë.

Këto zëra të martë në mëngjes i mbështeti edhe presidenti i këshillit ekzekutiv të Korsikës, Gilles Simeoni.

Sipas Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, deri më tani në vitin 2018, 35.090 emigrantë kanë arritur në Europë përmes Detit Mesdhe.

UNHCR vlerëson se 784 persona kanë vdekur ose janë zhdukur. Gjithashtu të dhënat tregojnë se 21,9 për qind nga ardhjet e përgjithshme janë nga Siria./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit