Ankara, takohen Çavusoglu dhe Tillerson

Mos i humb

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu sot në Ankara u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson.

Pasi fotoreporterët morën fotografi nga pritja dhe shtrëngimi i duarve mes Çavuşoğlu dhe Tillerson përpara Pallatit në Ankara, takimi vazhdoi prapa dyerve të mbyllura.

Pas takimit dypalësh, është planifikuar të mbahet edhe një takim ndërparlamentar dhe më pas një konferencë e përbashkët për media.

Tillerson dje arriti në Ankara dhe mbrëmë u takua me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit