Ankaraja i kërkon BE-së të ndryshojë ‘listën e Gjelbër’

Mos i humb

Turqia i kërkoi Bashkimit Europian të ndryshojë listën e vendeve që do t’u lejohet të udhëtojnë drejt BE-së, duke theksuar se përjashtimi i Ankarasë ishte një “gabim”.

Në një deklaratë, Ministria e jashtme e Turqisë kritikoi vendimin e BE për të mos e përfshirë në listën e 15 vendeve, duke theksuar se i përmbush të gjitha kushtet. 

Ashtu siç e kërkon BE-ja, Turqia thotë ka më pak 16 të infektuar për 100 mijë banorë, vetëm 12, por kjo duket se nuk ka ndikuar në vendimin e unionit.

“Ne jemi të zhgënjyer që Turqia nuk është përfshirë në listë,” tha Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai tha se përgjigjja e Turqisë ishte “konsideruar shembullore nga Organizata Botërore e Shëndetit dhe bashkësia ndërkombëtare” dhe se suksesi i vendit në luftën kundër virusit ishte “i dukshëm”.

“Ne presim korrigjimin e këtij gabimi në lidhje me kufizimet e udhëtimit për qytetarët tanë sa më shpejt të jetë e mundur,” thuhet në deklaratë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit