Ankesë penale kundër deputetes gjermane për shkak të postimit racist

Mos i humb

Kundër shefes së grupit parlamentar të Partisë së djathtë ekstreme, Alternativa për Gjermaninë (AfD), Beatrix von Storch, është paraqitur ankesë penale për shkak të postimit të saj racist në rrjetin social Twitter.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Këlnit, Ulf Willuhn në një deklaratë bëri të ditur se kanë pranuar qindra ankesa penale kundër shefes së grupit parlamentar të AfD-së Storch. Ai njoftoi se Prokuroria është në shqyrtim të këtyre ankesave.

Duke bërë të ditur se ende nuk e di nëse Prokuroria e Këlnit është kompetente për këtë çështje apo jo, Willuhn tha se janë në kontakt me institucionet tjera për këtë çështje.

Willuhn shtoi se do të ndërmerren hapa në këtë drejtim kundër Storch. Sipas tij, para fillimit të hetimeve duhet të bëhet heqja e imunitetit të deputetes.

Në anën tjetër edhe policia e Këlnit ka paraqitur ankesë penale kundër Storch për shkak të nxitjes së popullit.

Storch nëpërmjet llogarisë së saj në rrjetin social Twitter kishte reaguar ndaj mesazhit të publikuar në gjuhë të ndryshme duke filluar nga gjuha arabe për natën e vitit të ri, nga njësia policore e Nordrhein-Westfalen’it, në kuadër të së cilës ndodhet edhe policia e Këlnit.

“Çfarë po ndodh me shtetin tonë? Pse faqja zyrtare e policisë bën publikime në gjuhën arabe? A po mendoni se kështu do ta zbusni grupin e përdhunuesve, të cilët përbëhen nga një sërë meshkujsh muslimanë barbarë?”, kishte shkruar Storch.

Pas pezullimit 12 orësh të llogarisë së saj në Twitter, me arsyen se ka vepruar në kundërshtim me rregulloren, duke bërë postime me përmbajtje të urrejtjes, Storch nëpërmjet rrjetit social Facebook kishte shkruar se “Viti i ri po fillon me ligjin e censurës dhe institucionet tona po u nënshtrohet grupeve emigrante të cilët bëjnë therrje dhe grabitje. Përkundër asaj që gjuha zyrtare e shtetit tonë është gjermanishtja, po komunikon në gjuhën arabe”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit