Ankth në politikën e Shkupit dhe Athinës: orë të vështira për Marrëveshjen e Prespës

Mos i humb

Pas ditës së tretë të debatit në Parlamentin e Maqedonisë, ka akoma dhe më pak të ngjarë që qeveria dhe opozita të mund të arrijnë ndonjë marrëveshje mbi ndryshimet kushtetuese në përputhje me atë që u arrit në Prespë për ndryshimin e emrit të ish-republikës jugosllave në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Miratimi i amendamenteve kushtetuese kërkon një shumicë prej dy të tretave të gjithsej 120 delegatëve. Debati për ndryshimin e Kushtetutës do të vijojë të enjten, ndërkohë që VMRO pothuajse e ka braktisur atë.

Lideri i VMRO-së, Hristijan Mickoski pati së fundi një letërkëmbim me zyrtarin e lartë amerikan Wess Mitchell. Sipas Mickoskit, për rënien e Marrëveshjes së Prespës nuk është opozita përgjegjëse, por qeveria e Zoran Zaev.

Ai i shpjegoi Mitchellit se Marrëveshja e Prespës ishte në dëm të interesit kombëtar dhe interesit të shtetit dhe si e tillë është e papranueshme për VMRO-DPMNE dhe shumicën e qytetarëve të Maqedonisë, siç e tregoi referendum i mbajtur së fundi.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si kjo marrëveshje mund të kontribuojë për paqen dhe sigurinë pasi ajo u refuzua nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë, ndërkohë që kjo marrëveshje anulon të gjitha të drejtat e fituara të Republikës së Maqedonisë si shtet i pavarur”, mësohet të ketë thënë Mickoski, cituar nga mediat maqedonase.

Mitchell të martën i dërgoi një letër Mickoskit në të cilën zyrtari i lartë amerikan deklaroi se Uashingtoni është shumë i zhgënjyer me lidershipin e VMRO-së, si në qasjen ndaj referendumit e si në debatin parlamentar mbi propozimin për rishikimin e Kushtetutës.

Ndërsa Mickoski, në letrën e tij shkruan se veprimi i VMRO-së në parlament është në përputhje me pikëpamjet e mospranimit të marrëveshjes. Madje ai ka siguruar se i gjithë grupi parlamentar është unik në qëndrim dhe nuk ka gjasë për rrjedhje votash. =

“U mund t’ju siguroj se nëse ka informacion specifik në lidhje me ndonjë kërcënim apo ndonjë përpjekje për të ndikuar te vendimi i deputetëve të VMRO-së, kjo sigurisht nuk i përket partisë sime. Unë nuk e pranoj këtë mënyrë pune dhe do ta dënojë atë”, ka thënë ndër të tjera Mickoski.

Në një deklaratë, LSDM tha se qëndrimi i tij në sytë e botës demokratike është një turp për Maqedoninë dhe se është e qartë që Mickoski ka një problem me anëtarësimin e Maqedonisë në BE dhe NATO.

Ndërkohë, viktima e parë e Marrëveshjes Prespës duket se është ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, cili sot dha dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve me ministrin e Mbrojtjes në lidhje me zbatimin e paktit mes Athinës dhe Shkupit për emrin e ri të shtetit të Maqedonisë.

Kryeministri Alexis Tsipras pranoi dorëheqjen e Kotziasit dhe tha se ai do të marrë përsipër si kreu i ri i diplomacisë që të sigurojë zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Prespës.

Kotzias dha dorëheqjen pas një përplasjeje me ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos. Ky i fundit kundërshton marrëveshjen me Shkupin dhe kërcënoi të largohet nga koalicioni nëse ajo vjen në parlament për ratifikim.

E gjithë kjo situatë, ka bërë që në Shkup të shtohen zërat për zgjedhje të parakohshme. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit