Anulohet mbledhja e shteteve të Vishegradit në Izrael

Mos i humb

Mbledhja e përbashkët Izrael-Vendet e Grupit të Vishegradit (V4: Poloni, Çeki, Hungari dhe Sllovaki) e cila planifikohej të fillojë sot në Izrael, u anulua me arsyen se Polonia vendosi të mos marrë pjesë.

Sipas lajmit të Radios së Çekisë, kryeministri çek, Andrej Babish, njoftoi se për shkak të vendimit për të mos marrë pjesë në mbledhje të Polonisë pas krizës mes kësaj të fundit dhe Izraelit, është anuluar mbledhja V4+Izrael.

Ministri i Jashtëm izraelit, Yisrael Katz, në deklaratën që kishte bërë sot, kishte akuzuar polakët për antisemitizëm. “Polakët së bashku me qumështin e nënës kanë pirë edhe antisemitizëm”, u shpreh Katz.

Nga ana e tij kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, në lidhje me deklaratat e Katz, kishte theksuar se “janë shprehje raciste, të papranueshme dhe shembull i armiqësisë ndaj Polonisë”, duke shtuar se vendi i tij nuk do të marrë pjesë në mbledhjen V4+Izrael.

“Disa nga polakët kanë bashkëpunuar me nazistët në periudhën e holokaustit”, kishte thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit