Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Mos i humb

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes së tij.

Me anë të një njoftimi për media, IKSHP ka thënë se po vërehen grumbuj njerëzisht në kryeqytet, nga ku u kanë bërë apel atyre që të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen, shkruan lajmi.net.

IKSHP ka thënë se e ka ende situatën nën kontroll, mirëpo ajo do të jetë e tillë përderisa qytetarët e kanë nën kontroll veten.

Një apel të veçantë, IKSHP ka për të moshuarit.

Thirrja e plotë e IKSHP-së:

U LUTEMI RRINI NË SHTËPI!

Vërehen grumbuj të njerëzve në kryeqytet!

Ju lutemi qytetarëve të rrijnë në shtëpi dhe të mos grumbullohen!

Ruani higjienën, mbani distancën sociale, sepse këtë sfidë do ta kalojmë aq shpejt sa ne kujdesemi për veten dhe të tjerët!

Ne e kemi situatën ende nën kontrollë, për aq sa qytetari e ka nën kontroll vetveten!

Qytetarë të dashur! Ju lutem përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Tani ju mund të na ndihmoni shumë duke qëndruar në shtëpi!

🙏
🙏
🙏

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! 

Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!

Ne situatën epidemiologjike po e mbajmë duke e frenuar me një fre duke bërë xixa!

Ky fre mund të ndalet në dy javët e ardhshme me ndihmën tuaj.

Andaj, na ndihmoni ta frenojmë bashkë me forcë të përbashkët! 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit