Apeli lë në fuqi masën arrest shtëpie, gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policët: Mos më prekni! Nuk bëhet shteti me monstra

Mos i humb

GjKKO e Apelit ka lënë në fuqi masën e arrestit të shtëpisë më Mimoza Margjekën. Gjyqtarja pas seancës është përplasur me forcat e Policisë duke akuzuar shtetin.

Sipas Margjekës ky shtet është mafioz dhe kriminel pasi po e godet për refuzimin e mandatit ndaj Valbona Sakos, ish-kryebashkiakes së Durrësit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit 2019.

”Gjykata e Apelit lë në fuqi masën e arrest shtëpie. Ky shtet nuk bëhet më. Dilni përballë shtetit, harroje se guxon kush. Kush është goditur, kush është futur në burg. Mos më prek. Mos më prek. Mos kini frikë, nuk bëhet shteti me monstra. Shtet mafioz dhe kriminel.”- tha Margjeka.

Ndërkohë avokati i Margjekës, theksoi se nuk ka prova teksa shtoi se procesi nuk ka asnjë sekret hetimor.

”E kërkoi z.Margjeka praninë e mediave, është proces legal, s’ka material sekret. SPAK e ka botuar vendimin. Ka përfunduar, s’ka prova. Pra s’ka prova të tjera për të marrë. S’ka asnjë provë direkt eapo indirekte, që Arben Cara ka bashkëpunuar me Mimoza Margjekën për të kryer veprën penale.”- tha avokati.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit