Aplikimet te privati. UET, universiteti i akredituar me afat maksimal nga britanikët

Mos i humb

 

Universiteti Europian i Tiranës, si të gjitha institucionet e tjera të arsimit të lartë, i nënshtrohet të njëjtave rregulla sa i takon procesit të regjistrimit të maturantëve dhe të kuotave të studimit.

 Për këtë arsye, ditën e hënë, kur maturantët do të plotësojnë formularin A2, zgjedhje kanë edhe UET, universitetin privat të akredituar me afat maksimal nga agjencia britanike.

Adrian Civici, President i UET, shprehet: “UET ka standarde të cilat ne i provojmë jo vetëm me notat ose me zhvillimin e mësimit, por edhe me nivelin dhe shpejtësinë e punësimit. Mbi 150 studentë në vit kanë mundësi që të bëjnë një semestër apo një vit të plotë në universitete shumë të mira europiane”.

Njësoj si në publik, edhe për t’u pranuar në UET duhet të përmbushësh disa kushte.

“Ndikon shumë edhe mesatarja, pasi nëse kuotat plotësohen, niset nga një mesatare më e lartë”, shpjegon Civici.

UET ofron 800 kuota studimi, por ndjek edhe një politikë aktive bursash, si stimul ndaj më të mirëve.

“Për maturantët e ekselencës, 100 bursa të plota. Por, edhe mesatarët e tjerë që kanë kushte më speciale si talente apo edhe probleme të ndryshme sociale mund të vijnë në UET me bursa të pjeshme”, thotë Presidenti i UET-së.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit