Apostolova dhe O`Connell mysafirë te Mustafa, kjo është arsyeja!

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, si dhe me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Ndonëse nuk kanë dhënë më shumë informacione lidhur me këtë takim, zyra për media e kësaj partie ka bërë të ditur se me ndërkombëtarët kanë diskutuar për situatën politike në vend.

“Kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova duke përfshirë dialogun Kosovë-Serbi. Gjithashtu kryetari Mustafa e falënderoi BE-në për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

E gjithnjë sipas këtij njoftimi, “Apostolova inkurajoi LDK-në të vazhdojë të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës”.

“Gjatë takimit u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe qëndrimet e LDK-së në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Duke e falënderuar për mbështetjen e pazëvendësueshme të Britanisë për Kosovën, kryetari Mustafa shprehu përkushtimin e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit për të thelluar bashkëpunimin edhe më tutje”, thuhet për takimin me ambasadorin britanez.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit