Apostolova: MSA-ja shteg për në BE, implementimi ndikon në cilësinë e jetës në Kosovë

Mos i humb

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian kanë mbajtur diskutimin me temën “Përfitimi nga MSA-ja”.

Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së tha po financojnë një kampanjë në disa komuna të Kosovës e cila qëllim ka vetëdijesimin e qytetarëve për sigurinë në punë.

“Kampanja do të organizohet nëpër komunat e Kosovës do grupohet në 10 ngjarje që përfundojnë në qershor është e rëndësishme që përveç kampanjës institucionet e Kosovës implementojë rregullore. Siguria në punë është sfidë e madhe që publiku të qëndroj i mbështetur në integrimin e BE-së dhe reformat që kërkohen, por mundohemi me rrit vetëdijen me kampanja të ndryshme”, tha ajo.

Sipas saj, MSA-ja është shteg për në BE dhe se implementimi i saj ndikon në cilësinë e jetës në Kosovë.“Përmbushja e standardeve ka përgjegjësi të ndryshme në institucione dhe implementimi i tyre pritet me rregulluar cilësinë e jetës së Kosovës. MSA-ja është e drejtë të tregoj dhe shkoj tutje në shtegun evropian dhe gjitha këto rregullojnë standardin e jetës suaj”, tha Apostolova.

Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian tha se Kosova është e përkushtuar të zbatoj të gjitha reformat e dala nga MSA-ja.“Dy javë më parë shënuam 3 vjetorin e MAA-së që paraqet marrëveshjen e parë kontaktuale të BE-së dhe Kosovës, duke shpreh përkushtimin tonë se nga po duam të shkojmë, MSA brenda të cilës marrim hapat dhe i zbatojmë reformat”, tha Hoxha.

“Synimi kryesor është fuqizimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit, stabilitet institucional dhe ekonomik, ndërlidhjet ekonomike mes vendeve të BE-së, tranzicioni i plotë në ekomomik të tregut, promovimi i bashkëpunimit rajonal, këto reforma marrin kohë dhe ne i shohim si prioritete tona”, tha ajo.Hoxha tha se që nga nënshkrimi i MSA-së Kosova ka përfituar shumë duke u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare më të rëndësishme, raporton EO.

“Nënshkrim i MSA-së ka dhënë shenja pozitive ku ka mundësuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në këtë aspekt kemi nënshkruar më shumë se 113 marrëveshje që ndihmojnë në bashkëpunim rajonal”.Sipas saj, nga nënshkrimi i MSA-së janë rritur eksportet e Kosovës, janë rritur bizneset kosovare etj.

“Në mënyrë indirekte MSA-ja ka bërë që ka të përfitoj në shumë aspekte na ka mundësi të i identifikojmë sfidat që po ballafaqohemi, të kemi një listë të mësimeve që kemi nxjerrë të i adresojmë, çka duhet bërë ndryshe dhe sa i përket anës legjislative na ka dhënë mekanizma të fuqishëm duke ndërruar shumë ligje etj”, shtoi Hoxha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit