Apostolova thirrje lidershipit: Na ndihmoni që t’iu ndihmojmë edhe ne juve

Mos i humb

Shefja e zyrës së Bashkimit Europiane në Kosovë Natali Apostolova ka shfaqur shpresën se nesër do të përfundoj çështja e demarkacionit.

Sipas saj partitë politike nuk duhen të humbin rastin nesër në mënyrë qe ti hapet rrugë liberalizimit të vizave.

“Për momentin jemi afër që ta zgjedhim çështjen e demarkacionit. Nesër po shpresojmë që të kryhet kjo çështje. Partitë nuk duhet ta humbin nesër rastin. Duhet të votohet ratifikimi i cili na ofron edhe më afër liberalizimit të vizave”, tha Apostulova.

Apostolova i bëri këto komente pas takimit me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të cilit iua drejtua me fjalët “Ju lutem na ndihmoni neve qË edhe ne tu ndihmojmë juve”, tha ajo.

Kurse kreu i Kuvendit Kadri Veseli i bëri me dije se Kosova është e orientuar kah Bashkimi Europian dhe do përmbush obligimet dhe kriteret që i takojnë në mënyrë që liberalizimi i vizave të ndodhë sa mnë parë.

“Liberalizimi duhet të ndodh dhe ratfikimi duhet të votohet. Ne do ta sjellim nesër lajmin e mirë për të gjithë ,lajmin se është votuar marrëveshjen e shënimit të kufirit. Kisha kërkuar nga te gjithë që nesër ta votojmë këtë çështje. Kosova ka paguar mjaftë çmime në të kaluarën. Nesër duhet të punojmë të gjithë bashkërisht, jemi para një dite shumë të mirë që do ti hap rruge Kosovës drejt BE-së’ ,tha Veseli pas takimit me Apostoloven./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit