Apple bëhet kompania e parë me vlerë tregu 1 trilion dollarë

Mos i humb

Apple është bërë kompania e parë që ndonjëherë ka arritur vlerë tregu prej një trilion dollarësh.

Pas mbylljes me 201,5 dollarë të mërkurën në Bursën e New Yorkut, aksionet e Apple fituan vlerë për 2,75 për qind për të shkuar në 207,05 dollarë në orën 11:49 sipas kohës lokale, për ta çuar vlerën e tregut në pragun prej një trilion dollarë.

Arritja historike erdhi dy ditë pasi firma njoftoi një rritje të të ardhurave të saj në baza vjetore që tejkaluan pritjet.

Të ardhurat u rritën për 17,3 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar për të shkuar në 53,26 miliardë dollarë, ndërkohë që të ardhurat neto u rritën për 32,1 për qind për të arritur në 11,52 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe.

Teksa shitjet e iPhone-it u rritën për 0,6 për qind për të kapur vlerën 41,3 milionë gjatë kësaj periudhe, shitjet e iPad-it u rritën 0,9 për qind dhe arritën në 11,5 milionë dollarë, megjithatë, shitjet e Mac-it u zvogëluan për 14 për qind, konkretisht arritën 3,7 milionë dollarë.

Apple gjithashtu fitoi 9,55 miliardë dollarë të ardhura nga shërbimet si AppleCare dhe ApplePay, të cilat u rritën për 31,4 për qind. Të ardhurat nga produktet e tjera, si Apple TV dhe Apple Watch, u rritën për 37 për qind dhe kapën vlerë prej 3,74 miliardë dollarësh.

Kompania njoftoi se posedon 4.829.926.000 aksione sipas të dhënave deri më 20 korrik.

Afër pas Apple për të arritur vlerën prej një trilion dollarës është Amazon, me vlerë tregu prej rreth 879 miliardë dollarësh./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit