Apple edhe pse shet më pak telefona fiton shumë

Mos i humb

Gjiganti teknologjik Apple ka shitur më pak telefona në tre muajt e fundit të vitit 2017, në krahasim me një vit më herët, por çmimi më i lartë ka kompensuar rënien.

Kompania ka njoftuar të hyra rekorde prej 20 miliardë dollarëve, pas shitjeve të suksesshme në Japoni dhe Europë.

Rezultatet kanë treguar edhe “shkëlqimin” e parë të shitjeve të iPhone X, që kushtoi më shumë se 1000 dollarë kur doli në shitje.

Teksa numri total i iPhoneve të shitur në periudhë ra për 1 për qind në krahasim me vitin e kaluar në 77.3 milionë njësi, iPhone X mbeti modeli më i suksesshëm i kompanisë./Koha islame/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit