Ballina Teknologji Apple prezanton një shërbim video më 25 Mars, ja për çfarë bëhet...

Apple prezanton një shërbim video më 25 Mars, ja për çfarë bëhet fjalë!

39
0

Spekulimet për një aktivitet të Apple këtë Pranverë provuan të vërteta.

Kompania do të mbajë një aktivitet më 25 Mars në Teatrin Steve Jobs në Kampusin e Apple në Cupertino.

Duke gjykuar nga ftesa e aktivitetit më në fund pritet të dëgjojmë diçka konkrete nga shërbimi video i Apple.

Në fakt është përfolur se aktiviteti i Pranverës do të sillte shërbimin e lajmeve të Apple krahas atij të videove.

Tashmë i paqartë ngelet fati i shërbimit të lajmeve.

Ekzistojnë mundësitë që gjithashtu të shohim iPad të rinj sepse prej vitesh kompania ka rifreskuar linjën në muajin Mars.

Sipas një raporti të analistit të njohur të Apple, kompania do të prezantojë këtë vit një iPad të ri 10.2-inç për të zëvendësuar modelin standard 9.7-inç.

Gjithashtu është spekuluar për përditësimin e iPad Mini dhe kufjet e wireless AirPods.

Së fundi nga aktiviteti pritet të mësojmë për fatin e karikuesit wireless që mund të karikojë njëherazi një iPhone, Apple Watch dhe AirPods.

Në fakt AirPower duhej të kishte debutuar në 2018-ën por gjigandi Amerikan nuk ka dhënë mjaftueshëm informacion për gjenden e produktit që është prezantuar për herë të parë në 2017-ën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here