Apple shet 300 milionë dollarë aplikacione për një ditë

Mos i humb

Përdoruesit e Apple në mbarë botën shpenzuan një rekord prej 300 milionë dollarëve për blerjen ose shkarkimin e aplikacioneve dhe lojrave nga App Store në ditën e parë të Vitit të Ri 2018.

“Ne jemi të kënaqur me reagimin ndaj App Store-it të ri, sidomos tani që njerëzit kanë parë kaq shumë aplikacione dhe lojëra të reja”, tha Phil Schiller, nënkryetar i lartë i Apple për Marketingun Botëror.

Për më tepër, gjatë javës duke filluar në prag të Krishtlindjeve, një numër rekord klientësh kanë blerë aplikacione nga App Store, duke shpenzuar mbi 890 milionë dollarë në periudhë shtatëditore.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë zhvilluesit kreativë të aplikacioneve që kanë bërë këto aplikacione të shkëlqyera dhe ndihmuan në ndryshimin e jetës së njerëzve. Vetëm gjatë vitit 2017, zhvilluesit e iOS-it fituan 26.5 miliardë dollarë – më shumë se një rritje prej 30% krahasuar me vitin 2016”, shtoi Schiller.

App Store e sapo dizajnuar, e shfaqur me iOS 11 në shtator, gjithashtu ka bërë gjetjen dhe zbulimin e aplikacioneve dhe lojërave shumë më të lehtë për më shumë se gjysmë miliardë konsumatorë që vizitojnë App Store çdo javë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit