Apple tërheq nga tregu modelet MacBook Pro

Mos i humb

Apple njoftoi sot tërheqjen e disa prej modeleve të vjetra të MacBook Pro, bateria e tyre mund të mbinxehet dhe mund të përbëjë rrezik për zjarr.

Kjo tërheqje përfshin MacBook Pro 15 me ekran Retina, një seri e hedhur në treg mes periudhës shtator 2015-shkurt 2017, sipas kompanisë, e cila do të zëvendësojë pa pagesë bateritë e vjetra.

“Kjo procedurë përfshin disa shtete. Në Kinë rreth 63.000 laptopë mund të jenë me defekt pjesë e tërheqjes për riparim’’, njoftoi Administrata Kombëtare Rregullatore e Tregut.

Rregullatori kinez identifikoi gjashtë raste të mbinxehjes së baterisë tek laptopët e etiketuar që do të tërhiqen nga tregu në Kinë. (Atsh)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit