“Apple” ul çmimet e “iPhone”-ve në Kinë. Një “XR” blihet 118 dollarë më lirë

109
0

Një sërë dyqanesh elektronike në Kinë i kanë ulur çmimet e “iPhone”-ve këtë javë, pasi “Apple” fajësoi nivelin e ulët të shitjeve të “smartphone”-ve në këtë vend për tkurrjen e fitimeve të saj.

Uljet, aq të ndjeshme sa shkojnë në 118 dollarë për një “iPhone XR” me 64 gigabyte memorie (5.699 juanë, nga 6.499 juanë normalisht), është shenja e fundit se shitjet e dobëta të “Apple” gjatë sezonit festiv në Kinë mund të jenë shtrirë deri në tremujorin e tanishëm.

Zbritja e çmimit të “iPhone”-ve nga shitësit kinezë nisi këto ditë, me të paktën 6 oferta të forta promovuese për fundjavën, sipas verifikimeve të bëra nga “Reuters”.

“Apple” nuk iu përgjigj kërkeses për komente. Çmimet për “iPhone” të shitur përmes faqes së saj kineze mbeten të pandryshuara. Uljet e çmimit nuk janë të rralla në raste të tilla tregtare, si “Dita e beqarëve” në nëntor, por këto të fundit konsiderohen të pazakonta, duke qenë se lidhen me modelet më të reja të “Apple”-it, XS dhe XR, të hedhura në treg vetëm disa muaj më parë.

Mo Jia, eksperte e industrisë së telefonëve “të zgjuar” në Kinë beson se, çmimet i ka ulur vet “Apple”, ose zbritjet mund t’i kenë bërë shpërndarësit, me qëllimin të lëvizin sa më shumë njesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here