Aprovohet lista e kandidatëve të propozuar për prokurorë të shtetit

Mos i humb

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur sot takimin e rregullt ku ka shqyrtuar dhe aprovuar Raportin e Komisionit Mbikëqyrës për zbatimin e planit strategjik dhe të veprimit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike 2016 – 2018 për periudhën kohore janar- shtator 2017.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, para anëtarëve të Këshillit ka prezantuar planin e punës së KPK-së, për vitin 2018, plan ky i cili përmban pjesën hyrëse ku përshkruhet mandati dhe struktura organizative e Këshillit Prokuroria, me theks të veçantë në vizionin dhe misionin e tij.

Po ashtu, Isufaj tha se ky plan përcakton objektivat e Këshillit për vitin 2018, objektiva këto specifike të matshme dhe të arritshme. Plani përfshinë objektiva dhe aktivitetet e sekretariatit të Këshillit dhe të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë (NJSHPP), duke theksuar se plani konkretizon edhe objektivat përmes aktiviteteve, indikatorëve, organeve përgjegjëse dhe afateve kohore.

Po sot, anëtarët e KPK-së, kanë shqyrtuar dhe aprovuar Strategjinë për Komunikim të sistemit prokurorial të Kosovës, e cila është një nismë e re dhe përpjekje për të përmirësuar cilësinë e komunikimit të sistemit prokurorial të Republikës së Kosovës, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe informimin e qytetarëve, dhe rritjen e përgjegjshmërisë e transparencës për opinionin publik.

Anëtarët aprovuan listën e prokurorëve që do të vlerësohen gjatë vitit 2018.

Prokurori Bahri Hyseni, ka raportuar sot lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Këshillit Prokurorial, në cilësinë e mbikëqyrësit të këtyre rekomandimeve.

Anëtarët e KPK-së, shqyrtuan dhe aprovuan listën e kandidatëve të propozuar për prokurorë të shtetit.

Si pikë e fundit e rendit të ditës ishte edhe raportet e Komisionit të Vlerësimit të performancës për 12 dhe 23 prokurorë të shtetit. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit