Arabia Saudite kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të OBI-së pas deklaratës së Netanyahut

Mos i humb

Riadi zyrtar kërkon nga të gjitha shtetet, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që të dënojnë dhe refuzojnë deklaratën e Netanyahut, si dhe i bën thirrje OBI-së për një takim urgjent e të jashtëzakonshëm në nivel ministrash të jashtëm.

Arabia Saudite kërkoi të martën një mbledhje të jashtëzakonshme të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar premtimin elektoral të Kryeministrit Benjamin Netanyahu të Izraelit se në koordinim me administratën amerikane do të aneksojë Luginën e Jordanit, territor në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas agjencisë saudite të lajmeve “SPA”, Riadi zyrtar ka dënuar fuqishëm deklaratën e Netanyahut përmes një komunikate me shkrim, ku nënvizohet se deklarata e Izraelit është plotësisht e pavlefshme, seriozisht e rrezikshme për popullin palestinez dhe përbën shkelje flagrante të Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të parimeve e normave të ligjit ndërkombëtar.

Duke tërhequr vëmendjen se deklarata në fjalë e Netanyahut do të sjellë falimentimin e të gjitha përpjekjeve të bëra për një paqe të qëndrueshme, të drejtë dhe të ndershme, komunikata saudite thekson se nismat e Izraelit për imponime me fakte të kryera nuk t’i zhdukin dot të drejtat solide dhe nën mbrojtje të popullit palestinez.

Riadi zyrtar kërkon nga të gjitha shtetet, institucionet dhe organizatat ndërkombëtare që të dënojnë dhe refuzojnë deklaratën e Netanyahut, si dhe i bën thirrje OBI-së për një takim urgjent e të jashtëzakonshëm në nivel ministrash të jashtëm.

Gjatë një konference për shtyp të martën, Netanyahu pretendoi se plani që është hartuar nga Presidenti Donald Trump i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që cilësohet si “Marrëveshja e Shekullit”, është “një shans unik” për “t’i aneksuar Izraelit” njësitë e jashtëligjshme çifute të banimit në Bregun Perëndimor.

Ai premtoi gjithashtu se në rast të rizgjedhjes së tij në krye të qeverisë izraelite, brenda një kohe të shkurtër dhe në koordinim me administratën amerikane do të aneksojë edhe Luginën e Jordanit, territor palestinez në Bregun Perëndimor të pushtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit