Arabia Saudite planifikon të deportojë 250 muslimanë të Arakanit

Mos i humb

Arabia Saudite ka planifikuar të deportojë 250 mulsimanë të Arakanit (Rohingya) drejt Bangladeshit, ku një numër i popullatës është strehuar pas dhunës së ushtrisë së Mianmarit në vitin 2017.

Sipas një lajmi të televizionit Al-Jazeera, koordinatori i fushatës i Koalicionit për Çlirimin e Muslimanëve Rohingya, Nay San Lwin, ka deklaruar se Arabia Saudite planifikon dëbimin e 250 muslimanëve të Arakanit drejt Bangladeshit.

Nay ka thënë se shumica e Rohingyave në Arabinë Saudite kanë leje qëndrimi, duke shtuar se të ndaluarit në qendrën Shumasi në Xhide trajtohen sikur fajtorë për ndonjë vepër.

Nay ka shpërndarë edhe një video, në të cilën shihen muslimanët e Arkanit duke u përgatitur për t’u dërguar në aeroportin në Xhide.

Ndryshe, Arabia Saudite nuk u jep leje qëndrimi muslimanëve të Arakanit të ardhur pas vitit 2011.

Sipas OKB-së, 725 mijë muslimanë të Arakanit janë strehuar në Bangladesh për shkak të dhunës së qeverisë dhe ushtrisë së Mianmarit ndaj komunitetit pakicë musliman nga 25 gushti i vitit 2017.

Ndërkaq, sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Ontarios (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, rreth 24 mijë muslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

OKB-ja ka dokumentuar përdhunime në masë, vrasje, duke përfshirë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së theksuan se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit