Arabia Saudite po përgatit një raport, ku pranon vrasjen e gazetarit Khashoggi

Mos i humb

Arabia Saudite po përgatit një raport, në të cilin pritet të pranojë se gazetari Jamal Khashoggi është vrarë gjatë një procesi të marrjes në pyetje, që shkoi keq.

Mediat e huaja raportojnë se raporti është ende duke u përgatitur nga autoritetet arabe, dhe se mund të ndryshohet sërish deri në momentin që do të publikohet.

Po sipas burimeve të mediave ndërkombëtare, një tjetër opsion që mund të përdoret në raport, është ai se operacioni për vrasjen e tij është kryer pa lejë dhe se ekzekutorët do të ndëshkohen.

Gazetari saudit Jamal Khashoggi jetonte si azilant në Turqi dhe kishte shkuar në konsullatën arabe të Stambollit, për të marrë një certifikatë martesore, por nuk doli kurrë që andej.

Ai njihej si një gazetar që kritikonte në mënyrë të vazhdueshme politikat e ndjekura nga Arabia Saudite, ndërsa ishte larguar prej andej, pasi i rrezikohej jeta./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit