Arbnora Fejza-Idrizi përsëri në Librin e Rekordeve Guinness

26
0

Arbnora Fejza Idrizi nga Skënderaj ka hyrë në Librin Ginis me punimin e saj të letrës.

“Është një vazo 3D me lule dhe flamuj qe e kanë njohur Kosovën. Janë përdorur 69mije copa letre origami, e veçantë e punimit është sepse është punuar pa ngjitës. Punimi paraqet popullin tonë të përvuajtur dhe te bashkuar ndërsa lulet dëshmorët” ka thënë në një prononcim për portali.info Fejza Idrizi.

“Në ketë punim kemi punuar 15 ditë nga 4 orë. Vëzhgimi ka qene nga dy profesor te kualifikuar te artit, një arkitekt dhe ndihmës kanë qene 8 nxënës. Ndërsa punimi është punuar tërësish nga unë” ka shtuar Idrizi.

Nga dje Arbnora ka marrë edhe konfirmimin zyrtar me email se punimi i saj është pranuar dhe nga tash zyrtarisht mbanë titullin për rekord botëror në librin Ginis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here