Argjentinë, nga virusi Hanta vdesin 9 persona

Mos i humb

Si pasojë e virusit Hanta, një sëmundje infektive e mushkërive, kanë ndërruar jetë nëntë persona.

Virusi Hanta karakterizohet me simptome si të gripit, të cilat shumë shpejtë mund të avancohen dhe të sjellin problem me frymëmarrjen që mund të jetë e rrezikshme për jetën.

Zyrtarët argjentinas theksojnë se epidemia është regjistruar që nga fillimi i dhjetorit në rajonin Epuyen. Janë regjistruar 26 të sëmurë, ndërsa nëntë kanë humbur betejën për jetën.

Gjykatësi Martin Zacchino mori vendim për ndalimin një mujor të qarkullimit të banorëve të këtij vendi në të cilin jetojnë rreth 3.000 persona.

Përkohësisht janë ndaluar tubimet, duke përfshirë edhe ato në funeralet. Që nga viti 2013, 111 njerëz kanë vdekur nga virusi Hanta në Argjentinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit