Arkeologët francezë kryejnë gërmime të fshehta në lindje të Sirisë

Mos i humb

Arkeologët francezë që janë të pranishëm në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK, konfiskojnë artifaktet ose mbetjet historike që nxjerrin në punimet gërmuese që kryejnë fshehurazi në rajonin Deir Ez-Zor në lindje të Sirisë. 

Sipas informacioneve të marra nga burimet lokale, mësohet se arkeologët francezë po kryejnë punime gërmuese në qytetin antik Dur Katlimnu i cili njihet si Kodra Sheikh Hamad dhe i cili ndodhet në afërsi të provincës Garibe Lindore në verilindje të Deir ez-Zor.

Në punimet gërmuese që kanë filluar që nga fillimi i këtij viti, aktualisht janë të përfshirë të paktën 10 arkeologë dhe ekspertë francezë.

Punimet kryesisht kryhen fshehurazi dhe në orët e natës nën kujdesin e terroristëve të YPG/PKK-së.

Burimet theksojnë se francezët konfiskojnë artifaktet ose mbetjet historike që nxjerrin nga qyteti antik dhe se i transportojnë ato në fushën e naftës Omar në të cilën tregojnë prani ushtarët amerikanë.

Ndërkohë terroristët e YPG/PKK-së ndalojnë afrimin e civilëve në qytetin antik dhe kërcënojnë për arrestim ata që nuk e zbatojnë këtë.

Muajin e kaluar në kryeqytetin Paris të Francës, u arrestuan 5 persona të dyshuar me pretendimin për shitjen e artifakteve të ardhura ilegalisht nga vendet si Egjipt, Libi, Jemen dhe Siri.

– Qyteti antik Dur Katlimnu

Qyteti antik i cili ndodhet 70 km larg nga qendra e Deri ez-Zor, ka cilësinë si një prej qyteteve më të rëndësishme të periudhës së perandorisë Asiriane.

Përgjatë periudhës së luftës së brendshme qyteti antik u shkatërrua për disa herë nga terroristët e DEASH-it dhe YPG/PKK-së, ndërsa në vitet 1978-2010 u kryen punime gërmuese nga arkeologët gjermanë.

– Prania e Francës në Siri

Ushtria e Francës, nën mundësitë dhe kujdesin e SHBA-së, tregon prani në Siri në rajonet nën pushtimin e YPG/PKK-së.

Sipas informacioneve që AA-ja ka marrë nga burimet lokale, francezët aktualisht kanë 4 pika ushtarake në rajonet Deir ez-Zor, Al-Hasakah dhe Raqqa.

Të gjithë pikat ushtarake ku janë të vendosur francezët i përdorin bashkërisht me ushtarët amerikanë dhe aftësinë e lëvizjes mund ta sigurojnë me ushtrinë amerikane nën mbrojtjen e YPG/PKK-së.

Franca ka rreth 200 ushtarë në rajonet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK.

Ushtarët francezë në Siri, përbëhen nga dy njësi si “forca speciale” dhe “ushtarë me detyrë brenda forcave të koalicionit”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit