Ballina Shqipëria Arkivi teknik i hidrokarbureve. Gjiknuri: Digjitalizimi, hap shumë i rëndësishëm

Arkivi teknik i hidrokarbureve. Gjiknuri: Digjitalizimi, hap shumë i rëndësishëm

27
0

Arkivi teknik i hidrokarbureve në qytetin e Fierit përmban materiale që nga viti 1927.

Fondi i tij ka të gjitha dokumentet e shtetitn shqiptar për hidrokarburet dhe në kuadër të marrëveshjeve hidrokarbure, të cilat i ka nënshkruar kompania “Shell Amstream Albania”, ka mundësuar financimin e procesit të digjitalizimit të kësaj arkive, si forma më e mirë për të shpëtuar materialet nga degradimi.

“Është një vlerë e konsiderueshme që do të bëjë të mundur që të hidhen në format elektronik të gjitha të dhënat historike. Kjo nuk ka vetëm efektin e ruajtjes më të mirë, por vlen edhe për marketimin më të mirë të pasurive tona për investitorët e huaj”, tha ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here