“Armatosja e ishujve jo-ushtarakë është shkelje e së drejtës ndërkombëtare”

Mos i humb

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, tha se armatosja e ishujve të statusit jo-ushtarakë është një shkelje e qartë e së drejtë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

Akar, pas takimit të mbajtur në ministri me pjesëmarrjen edhe të zyrtarëve të Forcave të Armatosura, vlerësoi për Anadolu Agency (AA) zhvillimet e fundit në Egje dhe Mesdhe.

Ai tha se Turqia gjithmonë respekton marrëveshjet ndërkombëtare. “Jemi për marrëdhënie fqinjësore të mira. Presim edhe nga të gjithë fqinjët tanë të sillen në të njëjtën mënyrë”, u shpreh ai.

Ministri turk tha se, përpiqen që problemet e ndodhura në Egje, Mesdhe, Qipro të zgjidhen me mënyra paqësore dhe dialog.

“Nga këto probleme, veçanërisht me armatosjen e ishujve jo-ushtarakë është duke u kryer shkelje e së drejtës dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Duhet t’i jepet fund shkeljeve të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet, që nuk përputhen me miqësinë dhe fqinjësinë e mirë. Statusi jo-ushtarak i këtyre ishujve duhet të mbrohet. Pres nga homologu im, i nderuari miku im grek që të marrë masat e nevojshme në lidhje me këtë dhe çështjet tjera në kuadër të marrëdhënieve tona të sinqerta, konstruktive, të mira”, tha Akar.

Akar theksoi se Turqia është jashtëzakonisht e vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të saj që burojnë nga e drejta ndërkombëtare.

– Furnizimi me sistemin mbrojtës ajror dhe raketor S-400

Ministri i mbrojtjes Akar, gjithashtu vlerësoi edhe komentet rreth furnizimit të Turqisë me sistemin e mbrojtjes ajrore S-400.

“Blerja e sistemit të mbrojtjes ajrore dhe raketave S-400, është një masë për mbrojtjen e vendit tonë kundër kërcënimit ajror dhe raketor. Ashtu siç dihet, edhe Greqia dhe disa aleatë të NATO-s posedojnë sistemin e mbrojtjes ajrore S-300. Ne respektojmë vendimet e shteteve në lidhje me këtë çështje. Turqia si aleat i NATO-s, është duke përmbushur të gjitha obligimet e saj në marrëdhëniet bilaterale, është duke vazhduar të kontribuojë në paqen e rajonit dhe botës”, theksoi Akar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit