Armë dhe drogë në banesë, ekstradohet nga Greqia i dënuari

Mos i humb

Ekstradohet nga Greqia një shtetas i dënuar me 5 vjet burg për drogë. Sipas policisë Interpol Tirana ka ekstraduar 30-vjeçarin e shpallur në kërkim Spiro Pando, banues në Kuçovë.

Gjykata e Apelit Vlorë e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e  narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Në muajin Gusht të vitit 2013 është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Spiro Pando, ku janë gjetur një sasi lëndë narkotike heroinë dhe kanabis sativa si dhe një armë zjarri automatik. Që pas kësaj ngjarjeje, Pando ishte arratisur drejt Greqisë. Pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e tij, autoritetet shqiptare kërkuan bashkëpunim me ato greke për arrestimin dhe ekstradimin e Pandos.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit