Armenët sërish protesta pas dorëheqjes së kryeministrit

Mos i humb

Opozitarët në Armeni, janë mbledhur sërish nëpër sheshet e vendit pas dorëheqjes së kryeministrit Serzh Sargsyan.

Deputetit Nikol Pashinyan i cili udhëheq opozitarët, nuk ka marrë përgjigje pozitive për një takim para mediave me kryeministrin Karen Karapetyan, i cili erdhi në detyrë përkohësisht pas dorëheqjes së Sarkisyan.

Nga ana e tij Karapetyan duke pretenduar se Pashinyan vazhdimisht parashtron kërkesa të reja, njoftoi se ka hequr dorë nga takimi. Pas kësaj Pashinyan i thirri mbështetësit e tij nëpër sheshe.

Mbështetësit e opozitës filluan demonstratat e tyre në sheshin e Republikës, ku gjendet edhe godina e qeverisë. Gjatë protestave Pashinyan u takua me ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian, me të cilët ka shkëmbyer mendime. Gjithashtu është bërë e ditur se Pashinyan do të takohet edhe me ambasadorët e SHBA-ve dhe Rusisë në vend.

Në një deklaratë në rrjetet sociale Pashinyan njoftoi se do të bojkotojnë zgjedhjet të cilat do të mbahen nën udhëheqësinë e kryeministrit Karapetyan.

“Kemi parë vitin e kaluar se si mund të jenë zgjedhje e tillë. Ne duke bllokuar zgjedhjet të protestojmë në mënyrë efektive. Nuk mund të lejojmë realizimin e aktiviteteve në të cilat Partia Republikane e Armenisë mund të rilind”, tha ai duke treguar se janë kundër zgjedhjeve të parakohshme të cilat do të zhvillohen nën kushtet e Partisë Republikane të Armenisë e cila është në pushtet.

Pashinyan ptheksoi se do të vazhdojnë protestat deri sa të përmbushen kërkesat e tyre si opozitë. Ai gjithashtu theksoi se pas dorëheqjes së Sarkisyan, kishte kërkuar që të formohet një qeveri e përkohshme dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Protestuesit gjithashtu janë të mbështetur edhe nga Partia e Mirëqenies së Armenisë, Partia e Trashëgimisë dhe Partia Social Demokrate. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit