Ballina Bota Armeni, vazhdojnë protestat kundër Sargsyan

Armeni, vazhdojnë protestat kundër Sargsyan

19
0

Përderisa vazhdojnë protestat kundër zgjidhjes së Serzh Sargsyan për kryeministër të Armenisë pas detyrës së tij si president, ai u largua nga takimi me kreun opozitar Nikol Pashinyan, takim i cili realizohej përpara kamerave.

Sipas lajmit të BBC-së, Sargsyan dhe Pashinyan u takuan përpara pjesëtarëve të medias për të diskutuar për protestat.

Pas kërkesës së Pashinyan për dorëheqje të Sargsyan për shkak të ndryshimeve kushtetuese duke i vlerësuar ato si përpjekje për të mbajtur pushtetin në dorë, Sargsyan e akuzoi opozitën për “shantaz” dhe u largua nga hoteli ku po mbahej takimi.

Pashinyan në një deklaratë përpara mijëra protestuesve në kryeqytetin e Armenisë në Jerevan, tha se Sargsyan nuk është duke e kuptuar “të vërtetën e re” në Armeni.

Pashinyan, i cili kishte vuajtur dënim me burg për shkak të rolit të tij në protestat kundër Sargsyan në vitin 2008 në Armeni, protestat e fundit i ka krahasuar me “Revolucionin Velvet”, i cili i dha fund qeverisë komuniste në Çekosllovaki.

Të paktën tetë persona kishin humbur në protestat e vitit 2008, kur Sarkisyan ishte zgjedhur për herë të parë si president i vendit.

Serzh Sargsyan në votimin e 17 prillit në parlament u zgjodh kryeministër i Armenisë.

Ndërkaq, në pozitën e presidentit, autoriteti i të cilit është përkufizuar me referandumin kushtetues, muajin e kaluar u zgjedh Armen Sargsyan. Ai javën e kaluar ishte betuar dhe kishte marrë detyrën e tij nga Serzh Sargsyan.

Sipas referendumit kushtetues, i cila u pranua me mbështetjen e Sargsyan në vitin 2015, autoriteti ekzekutiv nga presidenti i kaloi kryeministrit, gjë e cila është kundërshtuar nga opozitarët./Rtv Islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here