Arratisje nga burgu grek, shqiptarët presin hekurat me sharrë

Mos i humb

Tri shqiptarë dhe një gjeorgjian janë arratisur nga qelitë e paraburgimit në Athinë, pak pas mesnate.

Emrat nuk bëhen të ditur ende, por mësohet se njëri prej shtetasve shqiptarë ishte arrestuar për vrasje dhe dy të tjerët për trafik narkotikësh. Ata gjendeshin në ndërtesën e paraburgimit, në pritje të vendimit të gjykatës, kur, me të kaluar mesnata, kanë prerë hekurat e dritareve me sharrë dhe nëpërmjet çarçafëve kanë mundur të arratisen në drejtim të paditur.

Duke parë shqiptarët, një gjeorgjian, i cili gjithashtu ndodhej në paraburgim me akuzën e vrasjes, i është bashkuar arratisjes, por policia ka arritur ta arrestojë sërish, ndërkohë që vazhdojnë kërkimet për shqiptarët që mund të jenë fshehur në zonë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit