Arrestimet për tokat tek “Rana e Hedhun”, dalin emrat e pronarëve të rremë

Mos i humb

Janë zbardhur emrat e personave që dyshohet se përfituan nga skema e abuzimit me tjetërsimin e pronave në “Ranën e Hedhun”, skandal për të cilin u arrestua kryetari i Bashkisë së Lezhës Fran Frroku si dhe nënrkyetari, Enver Hafizaj.

Bëhet fjalë për Martin, Ndue dhe Lekë Frrokun dhe Vasil dhe Pjetër Gjonin, nga fshati Ungrej në zonën e Kashnjetit, në kufi me Mirditën.

LEXO EDHE:
EMRAT/ Bashkë me Fran Frrokajn, ja kush janë zyrtarët e tjerë të arrestuar në Lezhë
Burime zyrtare sipas fax news, bënë me dije se ka dyshime që këta persona janë pronarët e rremë, pasi mendohet se pas tyre fshihen të tjerë individë. Kështu, duke marrë parasysh edhe faktin se personat në fjalë banojnë në një fshat shumë larg ‘Ranës së Hedhun’, se ata janë përdorur nga të tjerë persona.

PRONARET E DYSHUAR SI TE RREME
Martin Frroku
Ndue Frroku
Lekë Frroku
Vasil Gjoni
Pjeter Gjoni

TE ARRESTUARIT:
Fran Frrokaj – Kryetar i Bashkisë Lezhë
Enver Hafizi – Nënkryetar i Bashkisë Lezhë
Gjelina Bacaj – Drejtore e Hipotekës
Eduard Lekaj – Jurist te Hipoteka
Armando Dakaj – Jurist te Hipoteka

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit