Arrestimi i Gjuriç, B92: Vuçiç i telefonon Putinit

Mos i humb

Arrestimi dhe dëbimi i shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Beogradit, Marko Gjuriç, duket se nuk do të kalojë pa zhurmë në arenën ndërkombëtare.

Menjëherë pas publikimit të lajmit si dhe pamjeve të arrestimit të Gjuriç nga policia e Kosovës, mediat serbe e kanë cilësuar si një provokim të rëndë, ndërkohë që Presidenti Vuçiç ka mbledhur Këshillin e Sigurisë.

Por sipas agjencisë serbe të lajmeve, B92, Vuçiç ka telefonuar më herët Presidentin rus, Vladimir Putin, e pasi ka biseduar me të ka telefonuar edhe shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Ndërkohë që Presidenti i Kosovës, raportohet të ketë bërë thirrje për qetësi, ndërsa ka theksuar se ky rast nuk mund të cenojë dialogun e ngritur mes dy vendeve. Gjithashtu Thaçi ka theksuar se autoritetet e Kosovës kanë vepruar konform çdo rregulli.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit