Arrestimi i Gjuriç në Mitrovicë, Lista Serbe: Largohemi nga qeveria

Mos i humb

Arrestimi dhe dëbimi i kreut të zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, pas hyrjes së paligjshme në Kosovë, shtyu Listën Serbe të paralajmërojë largimin nga qeveria e Haradinajt.

Përmes një deklaratë, kryetari i Listës Goran Rakic e quajti këtë një ditë të rëndë për serbët në Kosovë, që siç tha panë fytyrën e vërtetë të institucioneve të Prishtinës.

Ai dënoi, atë që cilësoi dhunim të përfaqësuesve ligjorë të popullit serb. Reagimi i presidentit Aleksandër Vuçiç ishte i ashpër. Pas mbledhjes së këshillit për sigurinë kombëtare, ai tha se Kosova ka ndërmarrë një akt kriminal e të çmendur duke arrestuar Marko Gjuriç, sipas tij, me mbështetjen e disa vendeve. “Ishte një provokim brutal dhe i pamenduar”, tha Vuçiç, i cili shtoi se mbi bazë të marrëveshjes së Brukselit, ata nuk kërkojnë leje për vizitat në Kosovë, por vetëm njoftojnë.

Ai tha se përgjegjësit do të japin llogari para drejtësisë. Sa i përket Listës Serbe, Vuçiç tha se nuk do të ndërhyrjë e së vendimin duhet të marrë vetë ajo. Siç raportojnë mediat vendase, presidenti serb dhe ai i Kosovës Hashim Thaçi zhvilluan biseda telefonike me përfaqësuesen e lartë të BE për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini, e cila përmes një mesazhi në “Tëitter” tha se kishin nevojë për qetësi e dialog.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delaëie u shpreh tepër i shqetësuar mbi ngjarjet në Mitrovicë dhe tha se nuk ka alternativë tjetër përveç dialogut.

Gjuriç dhe zyrtarë të tjerë serbe hynë në Mitrovicën veriore pavarësisht parajmërimeve të autoriteteve të Kosovës për të mos e bërë këtë duke organizuar një tubim. Në këtë moment ka ardhur ndërhyrja e forcave policore që përdori gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Gjuriç u dërgua në një rajon policor në Prishtinë dhe pasi u mor në pyetje u shoqërua nga forca të shumta policore në kufirin serb.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit