Arrestohen dhjetëra qytetarë bjellorus gjatë Marshimit të Solidaritetit

Mos i humb

BJELLORUSI – Me mijëra qytetarë bjellorus morën pjesë sot në “ Marshin e Solidaritetit” në Minsk, në një kohë kur kanë kaluar më shumë se 40 ditë nga fillimi i protestave kundër Presidentit Aleksandër Lukashenko. 

Në një deklaratë për agjencinë ruse të lajmeve TASS , një zëdhënëse e departamentit të Ministrisë së Brendshme Natalya Ganusevich, konfirmoi arrestimet e disa personave të paautorizuar për protestë.

Unë konfirmoj që disa pjesëmarrës të një proteste të paautorizuar në Rrugën Nemiga, u arrestuan. Ata do të dërgohen në  stacionet policore si pjesë e procesit administrativ,” tha Ganusevich.

Sipas korrespodentit të TASS, disa qindra njerëz po shkonin nga qendra e Minskut në Obeliskun e Qytetit. Më vonë, njerëzit që mbanin flamuj të bardhë-kuq-të bardhë u arrestuan jashtë pallatit të sporteve.

Para fillimit të marshit, njerëzit u mblodhën në monumentin Hero City Minsk. Policia u përpoq të shpërndajë demonstruesit dhe arrestoi një numër aktivistësh.

Trafiku i internetit është ulur me kërkesë të autoriteteve. Disa stacione të metrosë në qendër të qytetit qëndrojnë të mbyllura. Disa nga rrugët janë bllokuar.

Protestat masive në rrugë kanë tronditur Bjellorusinë që nga zgjedhjet presidenciale në gusht, në të cilat Lukashenko pretendoi fitore në një votim që kundërshtarët e tij thonë se ishte manipuluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit