Arrestohet lideri i opozitës ruse

Mos i humb

 

 

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni është arrestuar gjatë protestave të organizuara prej tij, në prag të betimit të Vladimir Putin si president.

Me sloganet “Rusia pa Putin” apo “Poshtë Cari”, opozitarë përqark Rusisë janë bashkuar për të protestuar kundër mandatit të katërt të Putin si president i vendit.
Në prag të inagurimit të Vladimir Putin në mandatin e tij të katërt presidencial, opozita po zhvillon një sërë protestash përqark Rusisë.

Aleksei Navalni, të cilit ju ndalua kandidimi në zgjedhjet e marsit, është organizator i këtyre protestave. Por ai është arrestuar nga policia sapo ka mbërritur në tubimin e Moskës. Sipas raportimeve, kreu i opozitës është detyruar të qëndrojë në një vendndodhje sekrete mbrëmjen e të premtes për të marrë pjesë në tubim.

Së bashku me Navalnin, edhe dhjetëra persona të tjerë përqark vendit janë arrestuar nga autoritetet, të cilat nuk kanë aprovuar protestat në Moskë e Shën Peterburg.

Protestuesit u mblodhën në Sheshin e Pushkinit në kryeqytet duke thërritur slogane si “Poshtë Cari” dhe “Rusia pa Putin”, shkruan insajder.

Kujtojmë se Vladimir Putin u rizgjodh president me më shumë se 76% të votave, duke shënuar rezultatin e tij më të mirë në zgjedhje. Por opozita dhe disa vëzhgues ndërkombëtarë raportuan parregullsi të përhapura në votime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit