Arrestohet një aktivist i Vetëvendosjes

Mos i humb

Ardian Huli aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar sot nga Policia e Kosovës gjatë kthimit të tij nga Shqipëria.

Arrestimin e tij e ka treguar Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.

“Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës. Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht. Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje,“Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme. Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit