Arsovski: Gjuha shqipe nuk e rrezikon Maqedoninë

Mos i humb

Analisti politik, Petar Arsovski ka deklaruar se Maqedonia nuk është shtet njëkombësh, por shtet dykombësh.

I ftuar në emision “200” në Alsat-M, Arsovski tha se maqedonasit që janë pakicë në komunat e vendit, duhet që ta mësojnë gjuhën shqipe, deri në klasën e tetë të shkollimit fillor.

Ai nuk konsideron se rrezikohet kombi maqedonas, nëse shqiptarët i drejtohen Maqedonisë në gjuhën shqipe.

Arsovski e përmbyll me mendimin se nëse duhet që shteti të harxhojë para, atëherë këto para duhet të shkojnë në projektin e dygjuhësisë./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit