Arsyet pse nuk mund të flini pa përqafuar diçka

Mos i humb

Nevoja për të përqafuar diçka kur flini mund të jetë e lidhur me pozicionin gjatë të cilit flinit kur ishit në barkun e nënës. Pavarësisht se është një arush prej pelushi apo një jastëk i butë gjithmonë dëshironi të keni diçka kur shkoni për të fjetur. Sipas Bright Side, ka disa arsye pse njerëzit flenë shpejt dhe më mirë kur përqafojnë diçka.

Shmang gërhitjen gjatë gjumit.

Pse nuk mund të flesh pa përqafuar diçka

Apnea e gjumit është një çrregullim i gjumit ku frymëmarrja e personit nuk është aq e qetë sa duhet. Kjo bën që të zgjoheni vazhdimisht gjatë natës si dhe jep ndjesinë e lodhjes në mëngjes. Zakoni për të përqafuar jastëkun ka një efekt pozitiv tek ky çrregullim, pasi atëherë ju do të flini në anë, duke shmangur gërhitjen.

Nuk dëshironi të ndiheni të vetmuar.

Pse nuk mund të flesh pa përqafuar diçka

Kjo mund të krijojë idenë sikur po përqafoni një person, duke larguar ndjenjën e vetmisë.

Vlerësoni lidhjet e forta.

Pse nuk mund të flesh pa përqafuar diçka

Përqafimi i një jastëku jep rehati emocionale gjatë gjumit. Ky pozicion tregon se i jepni një rëndësi të madhe krijimit të një lidhjeje të fortë me anëtarët e familjes. Ju jeni një person i dobishëm, që ju pëlqen të bëni diçka për njerëzit dhe të kujdeseni për ta.

Jeni mësuar të flini të përqafuar.

Pse nuk mund të flesh pa përqafuar diçka

Nëse e keni bërë shpesh një veprim të tillë, kur përqafoni dikë apo diçka çdo natë para se të flini, kjo do të thotë se kjo është bërë një rutinë.

Prireni të përqafoni diçka kur përjetoni kriza ankthi.

Pse nuk mund të flesh pa përqafuar diçka

Nëse keni ankth, gjumi do të bëhet edhe më i vështirë. Prandaj njerëzit kanë nevojë për një përqafim për lë lehtësuar gjendjen e ankthit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit