Arvizu mbjell pemë: Ndryshimi i Tiranës, i jashtëzakonshëm

Mos i humb

Katër vite pas largimit nga Shqipëria, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Alexander A. Arvizu është rikthyer në Tiranë. Ai vlerësoi ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi simbolin e “Kullës së sahatit” për kontributin e tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe Shqipëri-SHBA.

“Është shumë e jashtëzakonshme. Është bukur që njerëzit ndiejnë krenari për qytetin e tyre, e kjo mund të frymëzojë për të tjera gjëra. Unë e njoh kryebashkiakun, por më e rëndësishmja, e di që kryebashkiaku po punon edhe në gjëra të tjera, ndoshta jo kaq të dukshme, por që gjithashtu do të përmirësojnë jetën e njerëzve. Ndaj është e rëndësishme të bëhen të dyja, nuk mund të kesh njërën, pa pasur tjetrën”, tha Arvizu.

Arvizu ka mbjellë një pemë në Tiranë, duke iu bashkuar nismës së Bashkisë për mbjelljen e 150 mijë pemëve brenda një viti.

“Mikprita në Tiranë një mikun tonë shumë të çmuar, ambasadorin Arvizu, që ka kaluar një pjesë të jetës së tij në këtë qytet. Është lidhur me këtë qytet, me vendin tonë. Prova se një shtet ka zënë vend në zemrën dhe në jetën e dikujt, është kur ai kthehet sërish aty. Edhe prova që na jep ambasadori sot është se Tirana është pjesë e jetës së tij, Shqipëria është pjesë e jetës së tij dhe fakti që kthehet edhe për të dhënë një kontribut konkret, edhe për të mbjellë një pemë në Tiranë, në këtë fushatën tonë të ‘Pyllit Orbital’, më bën që ta çmoj shumë”, tha Veliaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit