As puna nuk ka moshë: miliarderi 100-vjeçar që nuk i rrihet në shtëpi

Mos i humb

Ai është miliarderi më i vjetër në botë; Chang Yun Chung nga Singapori i ka 100 vjet mbi shpinë, por çdo ditë punon si të ishte djalë i ri, sepse, siç thotë, qëndrimi në shtëpi nuk është një opsion për të, pasi kjo do ishte diçka shumë e mërzitshme.

Edhe pse ia ka dorëzuan rolin e Kryetarit Ekzekutiv të birit të tij Theo Siong Seng, Chang tha se ai vijon të punojë me ritimin e zakonshëm.

 “Çdo ditë mbaj shënimet e aktiviteteve ditore”, thotë Chang, duke shtuar se përfaqësuesit e të gjitha departamenteve vijnë ta shohin atë.

Për të, kjo është një mënyrë që mendja e tij të jetë aktive dhe që të mbajë kontakt me kompaninë që themeloi në vitin 1967 me dy anije detare.

“Nuk mund të qëndroj në shtëpi”,tha miliarderi më i vjetër në botë, duke shtuar se “do të ishte shumë, shumë e mërzitshme për të”.

Si pjesë e rutinës së përditshme, Chang mëson djalin e tij si të menaxhojë temparamentin e tij në situata të presionit të madh.

Teo thotë se babai i tij e mësoi që njerëzit duhet të të dëgjojnë jo për shkak të autoritetit, jo për shkak të pushtetit, ose për shkak se ju jeni të vështirë, por më shumë për shkak të integritetit dhe kualitetit logjik që përcillni. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit