As zgjedhjet nuk i ndalin ftesat e Speciales

Mos i humb

Ardhja e ftesave të reja nga Prokuroria Speciale, me seli në Hagë, po vazhdon teksa vendi gjendet përballë zgjedhjeve të jashtëzakonshme, që do të mbahen më 6 tetor.

Në vazhdën e hetimeve para Prokurorisë Speciale në Hagë ka dalë edhe zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Sokol Bashota, i cili të hënën është intervistuar për disa orë.

Ndonëse vendi ndodhet para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit, ftesa të reja nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë po vazhdojnë të vijnë për ish-eprorë e pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, (UÇK). Listës së personave të intervistuar nga ky organ i drejtësisë i është shtuar edhe emri i zëvendëskomandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, i cili është intervistuar të hënën për rreth tri orë.

Ndërkaq sot të njëjtën gjë sikurse Bashota intervistimin para Prokurorisë Speciale pritet ta bëjë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së Naim Maloku, shkruan gazeta “Zëri”.

Pavarësisht deklarimit të përfaqësuesve të OVL-së së UÇK-së se Specialja ka ulur numrin e ftesave të reja, avokatët e akredituar nga kjo Gjykatë thonë se zgjedhjet nuk e pengojnë aspak intensitetin e Speciales. Përkundrazi, siç shprehen ata, këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak me njëra-tjetrën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit